Paris 2024

Kanadaja kualifikohet pavarësisht dënimit me gjashtë pikë

Kanadaja

Kanadaja e fitoi turneun olimpik në Tokio para tre vjetësh dhe mund ta mbrojë titullin, pavarësisht se ishte e përfshirë në skandalin me dron ditë më parë. 

Kanadaja u dënua me gjashtë pikë pasi spiunoi Zelandën e Re me dron në stërvitje. 

Si rezultat i atij veprimi, selektorja Bev Priestman u dënua me një vit. 

Megjithatë, në fushë, Kanadaja i fitoi të tria ndeshjet e Grupit A, por avancoi si e dyta nga grupi, prapa lideres, Francës. 

Fitoi 1:0 ndaj Kolumbisë, dhe 2:1 ndaj Francës dhe Zelandës së Re. 

Në çerekfinale ka kaluar edhe Brazili.

Çerekfinalet e turneut olimpik të futbollit, te futbollistet:

SHBA – Japonia, 3 gusht 

Spanja – Kolumbia, 3 gusht 

Kanadaja – Gjermania, 3 gusht 

Franca – Brazili, 3 gusht