Fituesja e medaljes së argjendtë olimpike në qitje me pistoletë, jugkoreania Kim Ye-ji, u rrëzua gjatë një konference për media të premten. Sipas mediave të huaja kjo ndodhi për shkak të stresit dhe rraskapitjes.
Kime Ye-ji u bë shumë e famshme në rrjetet sociale gjatë Lojërave të Parisit për shkak të qëndrimit të veçantë dhe pamjes që ka.
Kim po fliste në Imsil, qarkun që e ka përfaqësuar për shtatë vjet në garat e Koresë së Jugut, kur u rrëzua.
Asaj iu kthye vetëdija dhe u dërgua në spital më pas.
Kim do të qëndrojë në spital deri në rikuperim të plotë, ka thënë një zyrtar lokal. Sipas tij, rrëzimi ka ardhur për shkak të lodhjes nga pjesëmarrja në Lojërat e Parisit.
Kim fitoi të argjendtën në pistoletë ajrore në 10 metra. Ajo u kthye në fenomen të rrjeteve sociale për shkak të syzeve interesante dhe stilit unik. Në Kore të Jugut u quajt edhe “vrasësja e buzëqeshur”.
VIDEO:
LEXO EDHE: