Paris 2024

Japonia e para, në listë natyrisht edhe Kosova

Laura Fazliu me medaljen e bronztë

Laura Fazliu me medaljen e bronztë

Japonia udhëheq në listën e medaljeve të Lojërave Olimpike “Parisi 2024”.

Aktualisht sportistët japonezë i kanë 13 medalje gjithsej, prej tyre shtatë të arta. Janë të vetmit me shtatë të arta. Nga gjashtë të arta i kanë Kina e Australia, ndërsa nga pesë Franca e Korea e Jugut.

SHBA-ja është aktualisht vetëm e gjashta në renditje. Ka bindshëm më së shumti medalje, plot 26, por prej tyre vetëm katër të arit.

Vetëm 43 shtete kanë fituar medalje deri më tani në Paris.

Natyrisht në këtë listë është edhe Kosova. E ndan pozitën e 24-t me vende si Meksika, Polonia, Turqia. Kosova ka një medalje të argjendtë (Distria Krasniqi) dhe një të bronztë (Laura Fazliu).