Atletja japoneze, Haruka Kitaguchi, është ngjitur e para në shkallën e podiumit pasi të shtunën triumfoi në hedhje të shtizës.
Ajo në tentimin e parë pati hedhje të shtizës prej 65.80 metrave, dhe i siguroi Japonisë medaljen e parë të artë në këtë ngjarje.
Jo-Ane van Dyk që përfaqëson Afrikën e Jugut e fitoi medaljen e argjendtë, kurse Nikola Ogrodnikova, të bronztën. Dyk nuk arriti që ta hedhë shtizën më shumë se 63.93 metra.
Vitin e kaluar, Kitaguchi e fitoi medaljen e artë në Botërorin që u organizua në Budapest, me hedhjen e fundit.
Por të shtunën në “Stade de France” e fitoi pas hedhjes së parë, që ishte më e mira e gjithë sezonit.