Xhudisti japonez Takanori Nagase e ka mbrojtur titullin olimpik në kategorinë deri 81 kilogramë.
Nagase të martën në finalen e “Paris 2024” mposhti gjeorgjianin Tato Grigalashvili.
Nagase 30-vjeçar kishte fituar të artën edhe në “Tokio 2020”. Ai po ashtu ka fituar të bronztën në Lojërat Olimpike të vitit 2016 në Rio de Janeiro.
Medaljet e bronzta në kategorinë deri 81 kilogramë i fituan jugkoreani Lee Joonh]an dhe taxhiki Somon Makhmadbekov.