Paris 2024

Italia fiton medalje të artë në sllallomin me kajak

Giovanni de Gennaro

Foto: Associated Press

Italiani Giovanni de Gennaro ka shfaqur nivel të lartë në garën e sllallomit me kajak dhe e ka fituar medaljen olimpike në “Parisi 2024”. 

Ai e regjistroi kohën 88.22 sekonda të enjten. 

Tinejxheri francez, Titouan Castryck, përfundoi prapa tij dhe u stolis me medalje të argjendtë. Për të ishte medalja e parë olimpike. 

Spanjoll Pau Echaniz ishte fitues i medaljes së bronztë. 

Italiani De Gennaro është i dyti në ranglistën botërore të kajakistëve.