Paris 2024

Ingebrigtsen fiton në vrapim 5000 metra

Jakob Ingebrigtsen

Jakob Ingebrigtsen është kthyer në triumfues të garës së vrapimit 5 mijë metra të shtunën në Lojërat Olimpike të Parisit.

Ingebrigtsen, që ishte fitues i medaljeve të arta në dy Kampionatet Botërore të fundit, ishte favorit për ta fituar garën në kryeqendrën franceze.

Dhe nuk dështoi.

Norvegjezi e fitoi garën me kohën 13 minuta, 13 sekonda e 66 të qindtat.

Keniani Ronald Keëmoi u stolis me medalje të argjendtë me kohën 13 minuta, 15 sekonda e 04 të qindtat.

Ndërkohë, medaljen e bronztë e fitoi amerikani Grant Fisher, me kohën 13:15.13.