Paris 2024

Imane Khelif paraqet ankesë zyrtare për ngacmimet që i përjetoi

Imane Khelif

Imane Khelif

Kampionia olimpike në boks, Imane Khelif, ka paraqitur një ankesë ligjore në Francë, për ngacmimet që iu  bënë në internet. Ajo ishte pre e kritikave, akuzave e pretendimeve lidhur me gjininë gjatë Lojërave të Parisit.

Khelif e fitoi medaljen e artë të premten, duke u bërë heroinë e Algjerisë dhe duke sjellë vëmendje globale në boksin e grave.

Ankesa është dorëzuar të premten në zyrën e Prokurorisë së Parisit për luftimin e gjuhës së urrejtjes në internet, tha avokati Nabil Boudi.

Në një deklaratë, ai e përshkroi fushatën kundër boksieries si “mizogjiniste, raciste dhe seksiste”.
Tani u takon prokurorëve të vendosin nëse ka bazë për të nisur hetimet.