Paris 2024

Historike, Ledecky bëhet notarja me më së shumti medalje olimpike

Katie Ledecky

Foto: Associated Press

Amerikania Katie Ledecky është bërë notarja më e dekoruar e të gjitha kohëve në Lojëra Olimpike, por SHBA-ja u stolis me medalje të argjendtë në disiplinën 4x200 metra stil i lirë. 

Medaljen e artë në këtë garë të enjten mbrëma e fitoi Australia. 

Kina e fitoi të bronztën. 

Ledecky tani ka 13 medalje olimpike, një më shumë se bashkëkombëset Jenny Thompson, Dara Torres dhe Natalie Coughlin, si dhe australiania Emma McKeon. 

Ekipi i Australisë i përbërë nga Mollie O’Callaghan, Lani Pallister, Brianna Throssell dhe Ariarne Titmus, e përfunduan garën me rekord olimpik prej 7:38.08 sekondave në “La Defense Arena”.