Hendbollistët e Sllovenisë e kanë fituar ndeshjen e parë në hendboll. Të hënën Sllovenia triumfoi ndaj Kroacisë me rezultatin 31:29 në Grupin A të Lojërave Olimpike që po mbahen në Paris. Pjesa e parë ndërmjet Sllovenisë dhe Kroacisë përfundoi baras, 13:13.
Sllovenia humbi ndeshjen e parë nga Spanja, por të hënën mposhti Kroacinë. Nga dy ndeshje të zhvilluara Sllovenia është në vendin e dytë me dy pikë, sa ka edhe Kroacia.
Gjermania është në vendit e parë me katër pikë nga dy ndeshje. Ndeshjen e ardhshme Kroacia e ka përballë Gjermanisë.