Paris 2024

Guzman lufton për të artën pas diskualifikimit të Phogatit

Yusneylis Guzman

Mundësja e Kubës, Yusneylis Guzman, do të luftojë për medalje të artë në Lojërat Olimpike që po mbahen në Paris, pasi Vinesh Phogat të mërkurën u diskualifikua për shkak se kishte 100 gramë mbi kufirin e lejuar të peshës.

Mundësja e Indisë, Phogat, është dashur të përballej me amerikanen Sarah Hlderbrant të SHBA-së për medaljen e artë në finalen e kategorisë deri 50 kilogramë. 

Por amerikania për kundërshtare në finale do ta ketë Guzmanin, shkruan sajti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar të mërkurën. 

Susaki Yui e Japonisë dhe Oksana Livach e Ukrainës do të përballen për medalje të bronztë.