Rebeca Andrade është bërë braziliania e parë që ka fituar medalje të artë olimpike në gjimnastikë, në disiplinën e dyshemesë.
Ajo e fitoi të artën të hënën pasdite në “Bercy Arena” të Parisit. Gara ishte shumë interesante dhe përfshiu gjimnastet më të mira të kohës.
Andrade fitoi me vlerësim prej 14.166 pikësh. Për Andraden është medalja e gjashtë olimpike. Kështu ajo tani është sportistja më e dekoruar olimpike nga Brazili.
Ylli i gjimnastikës, Simone Biles, fitoi medaljen e argjendtë me 14.133 pikë. Për yllin amerikan, Biles, është medalje e 11-të olimpike. Më herët të hënën, Biles mbeti pa medalje në disiplinën e trarit gjimnastikor.
Të bronztën në dysheme e fitoi amerikania tjetër, Jordan Chiles. Për Chilesin është medalja e parë olimpike në konkurrencë individuale.