Paris 2024

Gjimnastja amerikane duhet ta kthejë medaljen olimpike

Jordan Chiles

Foto: Associated Press

Gjimnastja amerikane, Jordan Chiles, duhet ta kthejë medaljen e bronztë olimpike që e fitoi në disiplinën e dyshemesë në Paris, pasi gjykata më e lartë e sportit tha se rezultati i saj u vlerësua gabimisht.

Këtë e ka konfirmuar të dielën Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.
IOC-ja njoftoi se medaljen e bronztë në dysheme në gjimnastikë do t’ia ndante rumunes Ana Barbosu. Federata Ndërkombëtare e Gjimnastikës tha të shtunën mbrëma se do të respektonte vendimin e CAS-it dhe do të pranonte Barbosun si fituese të medaljes së bronztë. Vendimi erdhi më pak se 24 orës pasi Gjykata e Arbitrazhit Sportiv dha vlerësimin.

IOC-ja tha në një deklaratë se do të jetë në kontakt me Komitetin Olimpik të SHBA-së për kthimin e medaljes së bronztë dhe se do të punojë me Komitetin Olimpik të Rumanisë për të diskutuar për një ceremoni për të ndarë medaljen për Barbosun.
CAS shkroi të shtunën se Barbosu duhet të jetë e treta, Sabrine  Maneca-Voinea e katërta e Chiles e pesta. 
Rebeca Andrade e Brazilit fitoi të artën, ndërsa Simone Biles të argjendtën.