Paris 2024

Gjermania në finale të hendbollit

Gjermani

Gjermania ka siguruar medaljen olimpike te hendbollistët. Gjermanët do të paraqiten të dielën në finale të Lojërave Olimpike.

Në gjysmëfinale, të premten në Lille, Gjermania fitoi 25:24 ndaj Spanjës. Ndeshja ishte shumë e fortë e shumë interesante.

Por dallimin e bëri portieri i Gjermanisë, legjenda Andreas Wolff me mbi 20 pritje.

Spanja luan për medalje bronzi.