Paris 2024

Futboll, Spanja në finale të Lojërave Olimpike

Ekipi Olimpik i Spanjes - Paris 2024

Foto: Associated Press

Spanja ka kaluar në finale të turneut të futbollit të Lojërave Olimpike që po zhvillohen në Paris.

Spanjollët në gjysmëfinale mposhtën Marokun me rezultatin 2:1.  Ndeshja në mes Marokut dhe Spanjës u zhvillua në stadiumin “Stade Velodrome” të Marseillet. 

Maroku kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Soufiane Rahimi. Ai shënoi nga penalltia për epërsinë 1:0 në minutën e 37-të. Por spanjollët në pjesën e dytë shënuan dy gola për kalim në finale të Lojërave Olimpike. Fillimisht golin e barazimit 1:1 e shënoi Fermin Lopez në minutë ne 66-të. Lopez ishte protagonist edhe në golin e fitores 2:1. Ai asistoi në golin e shënuar në minutën e 85-të nga Juanlu Sanchez.