Paris 2024

Fuksa fiton garën e sprintit 1000 metra në kanu

Martin Fuksa

Martin Fuksa i Republikës së Çekisë e ka fituar medaljen e artë në garën e sprintit 1000 metra në kanu.

Të premten gjatë ditës, 31-vjeçari fuksa e mbylli garën për 3 minuta, 43 sekonda e 16 të qindtat. 

Është koha më e mirë olimpike në këtë sport. 

Fuksa e mposhti në këtë garë kampionin e “Tokio 2020”, brazilianin Isaquias Queiroz, dhe Serghei Tarnovschin e Moldavisë.