Fiji është mposhtur për herën e parë në ragbinë me shtatë ragbistë në Lojërat Olimpike.
Dhe këtë disfatë, Fiji e pësoi nga shteti nikoqir i Lojërave Olimpike, Franca.
Atmosfera ishte e zjarrtë, ndërsa rreth 70 mijë ishin të pranishëm në “Stade de France” të shtunën.
Franca fitoi me rezultatin 28:7, kurse Antoine Dupont ishte ylli i mbrëmjes.
Afrika e Jugut e fitoi të bronztën pasi e mposhti Australinë.
Australia ishte duke fituar 7:5, por më pas jugafrikanët u kthyen në lojë dhe fituan 26:19.