Çiklistja Pauline Ferrand Prevot ka qenë dominuese ndaj Haley Batten dhe Jenny Rissveds Lecomte në garën e çiklizmit malor.
Francezja Prevot e fitoi medaljen e artë pas një paraqitjeje shumë të mirë, ndërsa të argjendtën e fitoi Batten e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me medalje të bronztë u stolis suedezja Rissveds.
“Nuk mund ta besoj, kam punuar aq shumë për këtë ditë. Është një medalje e artë aq e madhe për mua sa nuk di çfarë të them”, deklaroi Prevot të dielën, shkruan “Reuters”.