Paris 2024

Franca e nis turneun olimpik me fitore bindëse

Franca

Franca e drejtuar nga trajneri Thierry Henry në turneun olimpik të futbollit, ka nisur me fitore bindëse. 

Të mërkurën në mbrëmje, francezët në “Stade Velodrome” të Marseillet, fituan me rezultatin 3:0 ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Kapiteni Alexandre Lacazette shënoi për 1:0 në minutën e 61-të, kurse shifrat i dyfishoi Michael Olise, tetë minuta më vonë. 

Loic Bade në minutën e 85-të e vendosi rezultatin përfundimtar. 

Franca dhe Zelanda e Re i prijnë Grupit A me nga tri pikë. 

Zelanda e Re fitoi 2:1 ndaj Përfaqësueses së Guinesë.