Paris 2024

Fox dhuron spektakël, fiton tjetër medalje të artë

Fox dhuron spektakël, fiton tjetër medalje të artë

Australiania Jessica Fox ka shfaqur nivel të lartë në garën individuale të kanusë dhe e ka fituar medaljen e dytë të artë në Lojërat Olimpike “Parisi 2024” të mërkurën. 

Ajo të dielën e kishte siguruar të artën olimpike edhe në garën me kajak. 

Gjermania Elena Lilik e fitoi të argjendtën, ndërsa amerikania Evy Leibfarth, u stolis me medalje të bronztë. 

Por edhe një herë tjetër vëmendja ishte te Fox, e cila e mbylli garën me kohën 1.06 sekonda.