Carlos Yulo ia ka siguruar Filipineve medaljen e dytë të artë.
Yulo të shtunën triumfoi në gjimnastikën artistike, në disiplinën në dysheme.
24-vjeçari medaljen e artë olimpike në Paris e fitoi pasi i siguroi 15.000 pikë, në një atmosferë të mbushur plot me shikues në “Bercy Arena”.
Vendin e dytë e zuri Artem Dolgopyat i Izraelit që ishte kampion në fuqi.
Izraeliti mblodhi 14.966 pikë.
Jake Jarman i Britanisë së Madhe e fitoi të bronztën me 14.933 pikë.
Medaljen e parë të artë olimpike për Filipinet, e kishte fituar peshëngritësja Hidilyn Diaz. Ajo kishte triumfuar në “Tokio 2020”.