Paris 2024

Falë notarit kinez, Kina e kalon Francën në renditjen e medaljeve

Medaljet - Renditja

Medalja e artë e fituar nga notari Pan Zhanle, ka bërë që Kina të kthehet në vendin e parë në renditjen e shteteve më të suksesshme deri tani në Olimpiadën e Parisiti. 

Franca ka zbritur e dyta. 

Kina ka 19 medalje në total, ndërsa Franca është e dyta me 26 medalje. 

Dallimin e kanë bërë medaljet e arta. 

Kina ka nëntë medalje të arta, ndërsa Franca një më pak. 

Kosova është e 32-ta në këtë listë, me një të argjendtë e një të bronztë. 

Të argjendtën e fitoi Distria Krasniqi, kurse Laura Fazliu të bronztën.