Edhe mundësi tjetër i Shqipërisë, Islam Dudaev, ka hyrë në garë për të siguruar medalje olimpike për Shqipërinë.
Triumfi i iranianit Rahman Amouzad, i cili kaloi në finale të kategorisë deri në 65 kilogramë, e ka tërhequr në repesazh Dudaevin.
Dudaevit i duhen edhe dy fitore për ta siguruar medaljen e bronztë në stil të lirë.
Në repesazh të dielën do të ballafaqohet me amerikanin Zain Allen Retherford.