Edhe boksierja Donjeta Sadiku ka hequr dorë nga ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike "Parisi 2024".
Donjeta bokson menjëherë të shtunën dhe ka zgjedhur të pushojë e të përgatitet për luftën e rëndësishme. Synimi i saj është medalja olimpike.
Në ceremoni nuk do të jetë as kryemjeshtri i xhudos, Driton Kuka dhe ndihmësja e tij Majlinda Kelmendi.
Xhudistja Distria Krasniqi më herët ka vendosur të mos paraqitet në ceremoni.