Paris 2024

Donjeta Sadiku ndalet në 1/8 e finales

Donjeta Sadiku

Donjeta Sadiku është ndalur në 1/8 e finales të Lojërave Olimpike “Paris 2024”.

Sadiku në përballjen e kategorisë deri 60 kilogramë pësoi nga kolumbiania Angie Paola Valdes Pina. Sadiku pësoi 3:2 me vlerësim të jurisë. 

Në 1/16 e finales Sadiku e mposhti të shtunën me 3:2 boksieren nga Tajlanda, Thananya Somnuek.

Për Donjetën është paraqitja e dytë në Lojëra Olimpike dhe e para me normë.


Donjeta në disavantazh pas dy raundeve, i duhet fitore bindëse e rundit të tretë.  


Donjeta e humb rundin e parë

Donjeta Sadiku e ka humbur raundin e parë të luftës së dytë të Lojërave Olimpike “Parisi 2024”.

Donjeta për kundërshtare e ka boksieren nga Kolumbia, Angie Paola Valdes Pana.

 Raundin e parë e humbi 4:1.

Boksierja Donjeta Sadiku ndalet në luftën e dytë në “Parisi 2024”

8 muaj më parë / 29 kor 2024 20:58
Donjeta Sadiku

Pasi e uroi për fitore kundërshtaren e dytë të Lojërave Olimpike “Parisi 2024”, kolumbianen Angie Paola Valdes Pina, boksierja Donjeta Sadiku me shpejtësi u largua nga ringu. Vendosi peshqirin në kokë për të fshehur lotët dhe u nis drejt dhomës së zhveshjes. Për Donjetën është hera e dytë që largohet nga turneu i boksit në Lojërat Olimpike pa medalje. E dëshpëruar ishte larguar nga salla edhe para tri vjeshtës. Ajo herët ishte ndalur edhe në Lojërat Olimpike të mbajtura në Tokio.

Sadiku në përballjen e kategorisë deri 60 kilogramë të hënën mbrëma pësoi nga kolumbiania Valdes Pina 3:2 me vlerësim të jurisë. Dhe kështu është ndalur në 1/8 e finales të Lojërave Olimpike “Paris 2024”.

Në fakt, Sadiku vlerësohej se do ta kalonte pa telashe boksieren kolumbiane. Luftë e vështirë i parashihej në luftën e tretë. Por ajo u ndal në luftën e dytë. I humbi dy rundet e para, ndërsa i duhej fitore bindëse në rundin e tretë. Me gjithë tentimin për të nokautuar, nuk ia doli. Kolumbiania u mbajt mirë në rundin e tretë dhe kështu vazhdoi rrugëtimin e saj në Lojërat e Parisit.

Luftën e dytë, Donjeta e siguroi falë fitores në luftën e parë. Sadiku e mposhti të shtunën 3:2 boksieren nga Tajlanda, Thananya Somnuek.

Federata e Boksit e Kosovës ka vlerësuar angazhimin e boksieres së Kosovës. Në Federatën e Boksit të Kosovës thonë se Donjeta dha maksimumin e saj në luftën e dytë në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”. Donjeta Sadiku është ndalur në të tetën e finales në Lojërat Olimpike Paris 2024. Ajo u mund nga kolumbiania, Valdes Pana, kategoria deri 60 kilogramë. Sadiku dha maksimumin e saj, por që nuk mjaftoi për t’iu ngritur dora lartë. Donjeta përfundon në vendin e nëntë me një fitore të realizuar”, shkruan në njoftimin e Federatës së Boksit të Kosovës.

Për Donjetën është paraqitja e dytë në Lojëra Olimpike dhe e para me normë.