Për herë të parë Kanadaja ka medalje të artë olimpike në xhudo. Këtë e arriti të hënën Christa Deguchi.
Ajo fitoi të artën në kategorinë deri 57 kilogramë.
Në finalen jo shumë interesante, Deguchi e mposhti jugkoreanen Mimi Huh.
Deguchi 28-vjeçare, është e lindur në Japoni. Ka garuar për Japoninë deri në vitin 2014, ndërsa prej vitit 2017 paraqitet për Kanadanë. Është prej xhudisteve më të mira në botë.
Ishte bartëse e parë dhe nuk lejoi befasi, duke fituar të artën olimpike.
Medaljet e bronzta i kanë fituar japonezja Haruka Funakubo dhe francezja Sarah Leonie Cysique.