Finalja e turneut olimpik të pingpongut në “Parisi 2024”, ishte e njëjta si ajo e para tre vjetëve në Olimpiadën e “Tokio 2020”.
Nuk ka ndryshuar as emri i fitueses.
Chen Meng e mposhti pingpongisten tjetër nga Kina, Sun Yingsha.
Meçi ishte shumë i fortë, por Meng fitoi 4:2 në sete, 4:11, 11:7, 11:4, 9:11, 11:9 dhe 11:6.
Kjo dyshe do ta përfaqësojë Kinën në garat ekipore.
Meçet në çifte nisin të hënën.
Më herët të shtunën, Hina Hayata e Japonisë e fitoi të bronztën, pasi e mposhti jugkoreanen Shin Yu-bin.