Paris 2024

Britania e Madhe e fiton edhe një medalje të artë

b

Scott Brash, Ben Maher dhe Harry Charles nga Britania e Madhe e kanë fituar të premten medaljen e artë në finalen e garës së kërcimeve me kuaj.

Maher e fitoi medaljen e artë në garën individuale në Tokio tre vjet më parë, ndërsa ai dhe Brash ishin anëtarë të ekipit që siguroi medaljen e artë në vitin 2012 në Londër. Ndërkohë, për Charlesin kjo është medalja e parë olimpike.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë fituar medaljen e argjendtë, ndërsa Franca pas fitores ndaj Holandës, e siguroi medaljen e bronztë. Brash është bërë njëri ndër kalorësit më të mirë të të gjitha kohëve, pasi e ka edhe në medalje të artë në Lojërat Olimpike “Londra 2012”.