Paris 2024

Botsuana në festë gjysmëditore për të artën në 200 metra

Botsuana në festë gjysmëditore për të artën në 200 metra

Presidenti i Botsuanës e shpalli të premten pasdite festë publike, për të festuar medaljen e artë në 200 metra vrapime të Letsile Tebogos. 

Të enjten mbrëma, Tebogo fitoi garën e fortë me amerikanët Kenny Bednarek dhe Noha Lyles. Është hera e parë që një sprinter afrikan ka fituar të artën olimpike në 200 metra. Tebogo është bërë njeriu i pestë më i shpejtë në histori të garës në 200 metra vrapim.

21-vjeçari vrapoi me këpucë sportive që mbanin datën e lindjes së nënës së tij. Ishte një nderim që ia bënte nënës që i vdiq gjatë muajit maj.

“Shkëlqësia e tij Presidenti Masisi dëshiron të deklarojë se në emër të të gjithë qytetarëve ai duartroket Letsilen dhe falënderon përzemërsisht nënën e tij të ndjerë”, ka shkruar presidenti Mokgweetsi Masisi.

Masisi shkroi se për shkak të suksesit të Letsiles, vendi meritonte të ndalej dhe të festonte në mënyrë unike, të përshtatshme dhe të përgjegjshme. 

Tebogo mori famë të menjëhershme pas triumfit në 200 metra me kohë prej 19.46 sekonda.