Boksierja italiane Angela Carini shpërtheu në lot pasi dorëzoi meçin e saj kundër algjerianes Imane Khelif pas 46 sekondash, në një meç që shkaktoi polemika të mëdha në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Khelif është një nga dy boksierët që u lejuan të marrin pjesë në Lojërat Olimpike, pavarësisht se u skualifikuan nga Kampionati Botëror i vitit të kaluar pasi rezultuan me nivele të larta të testostereonit dhe dështuan në testin gjinor.
Në palestrën “North Paris Arena”, Carin zbuloi më pas se ajo ishte tërhequr pasi ishte goditur më fort se kurrë më parë. Ajo mori dy grushte të fortë.
“Unë jam zemërthyer”, tha Carini. “Unë shkova në ring për të nderuar babin tim. Më thanë shumë herë që isha luftëtare, por preferoja të ndaloja për shkak të shëndetit. Unë kurrë nuk kam ndier grusht si ky”.
25-vjeçarja nga Napoli shtoi se në ring u fut për të luftuar.
“Nuk u dorëzova, por një grusht më lëndoi shumë dhe kështu thashë se është mjaft. Unë po dal me kokën lart. Pas grushtit të dytë, pas shumë vjetësh përvojë, ndjeva dhimbje të fortë në hundë. Thash mjaft, sepse nuk doja të vazhdoja. Nuk arrita ta mbaroja luftën pas goditjes me grusht në hundë. Kështu që ishte më mirë t’i jepja fund”, ka rrëfyer luftën italiania momentet e saj të luftës kundër algjerianes.
“Jam luftëtare, më kanë mësuar të jem luftëtare. Gjithmonë jam përpjekur të sillem me nder, gjithmonë e kam përfaqësuar vendin tim me besnikëri. Këtë herë nuk ia dola, sepse nuk mund të luftoja më. Pavarësisht nga personi që kisha përballë, doja vetëm të fitoja. Doja të përballesha me personin që kisha përballë dhe të luftoja”.
Ajo është përgjigjur në pyetjen nëse për të do të ishte më mirë të tërhiqej pa nisur lufta.
“Unë nuk jam nga ato që dorëzohem lehtë. Unë kam një mentalitet të luftëtares. Këtë herë nuk ia dola. Ndjeva shumë dhimbje në hundë. Thashë mjaft”, është përgjigjur italiania.
Ajo nuk e vlerëson humbje tërheqjen nga ringu.
“Nuk është një humbje për mua. Për mua nëse hyn në ring je fituese, pavarësisht nga çdo gjë tjetër. Nuk jam këtu për të gjykuar. Nuk duhet të thuash nëse është e drejtë apo jo e drejtë. Unë thjesht bëra punën time. Arrita të largohesha me kokën lart. Unë jam një grua e pjekur, kur ndiej se nuk mund të vazhdoj, nuk dorëzohem. Kam dinjitetin për të thënë mjaft. Isha e bindur se do të fitoja, isha e përqendruar, e qetë. Por këto goditje në hundë më kanë dhembur shumë, thashë mjaft”.
Carini tha se “nuk më takon mua të gjykoj” nëse Khelifit duhet t’i ndalohej paraqitja në konkurrencën e femrave në Lojërat Olimpike.
“Unë bëra punën time”.
Reem Alsalem, raportuesja speciale e OKB-së për dhunën ndaj grave dhe vajzave, shprehu shqetësimin e saj për atë që kishte ndodhur.
“Angela Carini me të drejtë ndoqi instinktet e saj dhe i dha përparësi sigurisë së saj fizike, por ajo edhe atletet e tjera femra nuk duhet të ishin ekspozuar ndaj kësaj dhune fizike dhe psikologjike bazuar në gjininë e tyre”, shkroi ajo në Twitter.
Edhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, doli me një reagim.
“Mendoj se garueset që kanë karakteristika gjenetike mashkullore nuk duhet të pranohen në garat për femra. Dhe jo sepse doni të diskriminoni dikë, por për të mbrojtur të drejtën e sportisteve për të qenë në gjendje të konkurrojnë në kushte të barabarta”, ka thënë Meloni.
Lin Yu-Ting nga Tajvani, që është kampione e dyfishtë botërore, dhe Imane Khelif e Algjerisë.
Në Botërorin 2023 në New Delhi, të dyja ishin parashikuar të fitonin medalje para se të diskualifikoheshin nga Asociacioni Ndërkombëtar i Boksit (IBA). IBA nuk drejton boksin olimpik pas mosmarrëveshjeve disavjeçare me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC).
Boksi në Lojërat Olimpike në Paris drejtohet nga zyrtarët të caktuar nga IOC-ja, që thanë më herët se po përdorin rregulloret që ishin edhe për Lojërat Olimpike të vitit 2016 në Rio dhe ato të “Tokio 2020”.
Lin është bartëse e parë në kategorinë deri 57 kg. Lin u kualifikua në Paris duke fituar titullin në Lojërat e Azisë në tetor të vitit të kaluar dhe Khelif fitoi turneun kualifikues në Afrikë shtatorin e kaluar. Të dy turnetë u mbajtën nën autoritetin e IOC-së muaj pasi që boksierët u diskualifikuan nga IBA.
Isso é INACREDITÁVEL, INACEITAVEL, DESANIMADOR, CRIMINOSO! As Olimpíadas acabam de permitir a violência masculina contra as mulheres!
Hoje, Angela Carini teve seus sonhos olímpicos destruídos pelo argelino Imane Khelif, um HOMEM!
Em poucos segundos, e depois de sofrer golpes… pic.twitter.com/kArUMCdooP— Josiane Haese (@josianehaese) August 1, 2024