Julien Alfred e St. Luçias e ka fituar të artën olimpike në 100 metra vrapim.
Të shtunën mbrëma në Stade de France, nën reshje shiu, Alfred fitoi garën shumë të fortë. Koha fituese e saj ishte 10.72 sekonda.
E dyta ishte ylli i ri amerikan i sprintit, Sha'Carri Richardson. Koha e saj ishte 10.87 sekonda. Melissa Jeferson e SHBA-së fitoi të bronztën.
Finalja në 100 metra vrapim është prej garave kryesore në programin olimpik