Australia e ka fituar garën ekipore në çiklizëm në palestër të mërkurën, pasi e mposhti Britaninë e Madhe në finalen dramatike në “National Velodrome”.
Çiklistët e Italisë, që ishin kampion në Tokio në këtë sport, me lehtësi fituan ndaj atyre të Danimarkës dhe u stolisën me medalje të bronztë.
Kelland O’Brien, Sam Welsford, Conor Leahy dhe Oliver Bleddyn e përfunduan garën për 3:42.067 minuta.
Ekipi i Britanisë së Madhe ishte me dy sekonda vonesë.
