Atletja e Bahrejnit, Winfred Yavi ka thyer rekordin në 3000 metra me pengesa të martën në Lojërat Olimpike që po mbahen në Paris.
24-vjeçarja mundi kampionen në fuqi, Peruth Chemutai nga Uganda, që mbylli garën për tetë minuta, 53 sekonda e 34 të qindtat.
Yavi medaljen e artë e fitoi pasi e përfundoi garën për tetë minuta, 52 sekonda e 76 të qindtat.
Medaljen e bronztë e fitoi garuesja nga Kenia, Faith Cherotich.