Paris 2024

Anulohet seanca stërvitore e garës së notit në triatlon

Triatlon - Lumi Sena

Foto: Getty Images

Seanca stërvitore e garës së notit në triatlon i cili ishte i paraparë të mbahej të dielën,  është anuluar për shkak të reshurave të shiut që bënë të rritë nivelin e ndotjes së ujit në lumin Sena.  

“Kemi pasur reshje shiu, por besojmë se do të arrijmë një cilësi të kënaqshme të ujit shumë shpejt. Megjithatë kjo do të varet edhe nga moti” u shpreh të dielën Pierre Rabadan, përgjegjësi për Lojërat Sportive, Olimpike dhe Paralimpike. Ai është edhe nënkryetar i bashkisë së Parisit. 

Franca muaj më parë investoi 1.4 miliardë euro për pastrimin e lumit Sena para Lojërave Olimpike, por reshjet e shiut së fundmi kanë bërë që niveli i ndotjes së ujit të rriten sërish.