Atletja amerikane Valarie Allman e ka fituar medaljen e artë olimpike në hedhje të diskut.
Allman siguroi vendin e parë me hedhjen më të mirë prej 69.50 metra. Bin Feng e Kinës doli nënkampione olimpike me hedhje prej 67.51 metra.
Ndërkohë kroatja Sandra Elkasheviq e fitoi të bronztën. Ajo hedhjen më të mirë e kishte 67 metra e 51 centimetra.
Gara u zhvillua në “Stade de France” në atmosferë madhështore, të hënën mbrëma.