Amerikani Ryan Crouser ka fituar medaljen e artë olimpike në hedhje të gjyles. Të shtunën mbrëma, Crouser fitoi garën interesante me hedhjen më të mirë prej 22.90 metra.
Joe Covacs fitoi medaljen e argjendtë me hedhjen më të mirë prej 22.15 metra. Këtë distancë e arriti në tentimin e fundit, përkatësisht të gjashtë. Me hedhjen më të mirë prej po ashtu 22.15 metra, medalja e bronztë i takoi atletit nga Xhamajka, Rajindra Campbell.
Amerikani Crouser mban rekordin botëror me 23.56 metra.
Garat e atletikës po zhvillohen në Stade de France para 80 mijë shikuesve.