Paris 2024

Amerikanet e fitojnë të artën në garën e magjishme në stafetën 4x100

at

Sprinteret e SHBA-së e kanë fituar medaljen e artë olimpike në stafetën 4x100 metra.

Të premten mbrëma në “Stade de France” amerikanet e fituan garën e jashtëzakonshme në disiplinën shumë atraktive.

SHBA-ja fitoi me kohë prej 41.78 sekondave. Në fakt Britania e Madhe ishte duke udhëhequr por ndërrimi i fundit i stafetës nuk shkoi mirë dhe amerikanet përfituan.

Britania e Madhe e fitoi medaljen e argjendtë me kohë prej 41.85 sekonda. Gjermania arriti sukses të pabesueshëm duke fituar të bronztën me kohë prej 41.97 sekonda.

Franca, Xhamajka, Kanadaja, Holanda e Zvicra mbetën pa medalje.

VIDEO: