Të mërkurën është zhvilluar gara e triatlonit në konkurrencë të sportistëve në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”. Medaljen e artë e ka fituar britaniku Alex Yee me kohë prej 1:43:33 orë. Deri vonë ka udhëhequr Hayden Wilde i Zelandës së Re, ndërsa Yee ishte 15 sekonda prapa. Por në fund e fitoi të artën me dallim prej gjashtë sekondash me të dytin.
Leo Bergere i Francës e fitoi medaljen e bronztë.
Tritaloni është zhvilluar në disa prej pjesëve më të bukura të Parisit. Garën e kanë përcjellë yje të mëdha.
Triatloni përfshin not prej 1.5 kilometra, çiklizëm prej 40 kilometra dhe vrapim prej 10 kilometra.