Tenisti spanjoll, Carlos Alcaraz, ka avancuar në çerekfinale të turneut olimpik në tenis, në Olimpiadën e Parisit.
Ai siguroi çerekfinalen në “Roland Garros” të mërkurën pasi ishte shumë më i mirë se rusi Roman Safiullin, duke fituar 2:0 në sete, 6:4 dhe 6:2.
Në fazën tjetër të garës do të ballafaqohet me amerikanin Tommy Paul, të cilin Alcarazi e kishte mposhtur po në çerekfinale të “Wimbledonit” më herët gjatë këtij muaji.