Tenisti spanjoll, Carlos Alcaraz, ka arritur në finale të turneut olimpik në tenis, në Olimpiadën e Parisit.
Ai të premten në “Court Philippe-Chatrier” e mposhti kanadezin Felix Auger-Aliassime, duke fituar 2:0 në sete, 6:1 dhe 6:1.
“Do të jetë një moment vërtet i veçantë në jetën time, në karrierën time, kështu që do të përpiqem ta shijoj këtë moment, sepse do të jetë vërtet vështirë. Do të jetë e vështirë, por e veçantë. Do të përpiqem të jem i fokusuar te vetja. Unë thjesht dua të jap 100 për qind nga vetja dhe shpresoj që ta arrijë qëllimin tim për të marrë medaljen e artë”, ka thënë Alcarazi pas fitores në gjysmëfinale.