NËPËR FILM

Xhemi Agaj rrëfen për karrierën në filma ndërkombëtarë

I ftuari i radhës në emisionin “Nëpër Film” ishte aktori, Xhemi Agaj, i shquar për role të shumta në filma ndërkombëtarë.

Ai tregoi për depërtimin në industrinë e filmit në Kanada, të përcjellë me sfida dhe vështirësi. E kujtoi rolin e parë në një projekt të nivelit hollywoodian, njerëzit që e kishin ndihmuar në fillimet e karrierës, gjithashtu edhe zbuloi se aktrimi ka qenë gjithmonë pasioni i tij më i madh dhe e ka ditur se do të merret me këtë profesion qysh në fëmijëri.

Megjithëse vjen nga një familje muzikantësh, Agaj e pranon se përkrahja nga familja është gjithçka për të dhe e ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë në rrugëtimin e tij si aktor.

Xhemi Agaj nga publiku njihet më së miri për portretizimin e roleve negative, të cilat i luan me shumë mjeshtri dhe profesionalizëm. Disa prej filmave e serialeve ndërkombëtare ku ai ka luajtur janë: “Departure”, “Flashpoint”, “Principal”, “Ransom”, “Insomnia”, “Nikita”, “Witchblade” dhe të tjerë.

Gjatë vitit 2024 pritet të lansohen edhe dy projekte të reja ku luan aktori, njëri është film kosovar dhe tjetër i huaj dhe e mban titullin, “Harbour House”.