NËPËR FILM

Festivalet e sfiduan pandeminë me edicionet e para online

Tri prej festivaleve kryesore të filmit në vend, “DokuFest”, “Anibar” dhe “PriFest”, u detyruan që për shkak të pandemisë së vazhdueshme të koronavirusit, t’i organizojnë edicionet e para në formatin virtual.

Si shkoi ky organizim? Cila ishte sfida më e madhe me të cilën janë përballur? Sa janë ndarë të kënaqur me vizitat e publikut online dhe si do të duken këto festivale vitin e ardhshëm?

Për këto dhe shumëçka tjetër, rrëfejnë organizatorët e këtyre ngjarjeve, Alba Cakalli, Arba Hatashi dhe Armend Zeqiri.