NËPËR FILM

Cineplexx në pritje të vendimit për rihapjen e kinemave në vend

Adhuruesit e filmit në vend siç duket mezi presin rihapjen e kinemave, megjithëse beteja me pandeminë e koronavirusit vazhdon ende.

Derisa në vende të ndryshme të botës, jeta kulturore ka filluar të ringjallet dhe kështu janë hapur edhe kinematë, në vendin tonë ato vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura dhe mendimi i qytetarëve është i ndryshëm sa i takon rihapjes së tyre.

Rrjeti i kinemave “Cineplexx Kosova” është në pritje të vendimit për t’iu dhënë leja e rifillimit të punës, dhe tashmë e kanë bërë gati një repertor të pasur të filmave që do t’i shfaqin për publikun e gjerë.

Për këtë temë u diskutua me mysafirin e fundit në emisionin “Nëpër Film”, Dëfrim Puka, menaxher në Cineplexx Kosova.