NËPËR FILM

Angazhimet e Bekim Gurit në karantinë dhe sukseset e filmave të tij

Megjithëse pandemia e koronavirusit e ka heshtur paksa skenën kulturore në vend dhe botë, megjithatë filmbërës të shumtë e kanë shfrytëzuar këtë kohë për të punuar në projekte të reja. 

Kështu ka bërë edhe regjisori, aktori dhe skenaristi, Bekim Guri, i cili tregon se si e ka tejkaluar karantinën, si nga ana kreative ashtu edhe ajo personale. 

Pavarësisht të gjitha vështirësive nëpër të cilat kalon deri në realizimin e një projekti, duket se eksperienca e prezantimit nëpër festivale ka qenë mjaft e mirë për regjisorin. Bekimi ndër të tjera e kujton xhirimin e filmit të tij të fundit, “Një fëmijë”, për të cilin thotë se është më emocional dhe personal për të.

I pyetur se cili mbetet filmi i tij i preferuar, Bekimi thotë se nuk mund t'i ndajë ata pasi secili e ka veçantinë e tij dhe janë mjaft ndryshe nga njëri-tjetri. 

Regjisori, ndër të tjera, zbuloi se tashmë ka filluar të punojë në skenarin e filmit të tij të parë të metrazhit të gjatë, si dhe tregoi pak për temën të cilën e trajton.

Meqenëse talenti i tij zgjerohet në disa fusha të artit si, regjia, aktrimi, skenari dhe të tjerë, Guri për emisionin "Nëpër Film" tregoi se ku e gjen veten më shumë. 

Bekim Guri tash e sa vjet jeton dhe punon në Gjermani, por asnjëherë nuk është shkëputur nga skena e filmit në vend. Ai udhëton shpesh drejt Kosovës për t'i xhiruar projektet e tij, ose për t'i promovuar ato.
 
Ndërkohë, sa u përket filmave të fundit të kolegëve të tij kosovarë, regjisori tregon se cili është projekti që atij i ka lënë më së shumti përshtypje. 

Në fund të intervistës, regjisori e ndau një mesazh të thjeshtë, por të bukur për të gjithë.

Ndërkaq, së fundmi, u bë i ditur lajmi se filmi i shkurtër i Gurit, “Një pikë gjaku”, është përzgjedhur për t’u shfaqur në një program të ri të festivalit, “Seoul International Extreme – Short Film”, i cili do të mbahet online nga 24 gushti deri më 20 shtator, kur edhe ndahet një çmim për filmin më të shikuar.