Boksieri prizrenas Armend Xhoxhaj ka pësuar humbje me nokaut teknik në meçin eliminator për titull bote në versionin IBF në kategorinë kruzer.
Xhoxhaj të shtunën mbrëma u mposht nga turku Huseyin Cinkara me nokaut teknik në rundin e dytë.
Cinkara pas një serie të goditjeve të fuqishme e rrëzoi fillimisht Xhoxhajn në rundin e dytë. Prizrenasi u ngrit për ta vazhduar luftën, por Cinkara vazhdoi ofensivën dhe e detyroi trajnerin Juergen Braehmer që ta hedhë peshqirin.
Për Xhoxhajn është humbja e katërt në boksin profesionist, karshi 18 fitoreve. Cinkara ka shënuar fitoren e 22-të në po aq meçe, 18 prej tyre i ka me ndërprerje.
Huseyin Cinkara (22-0, 18 KOs) 🇹🇷🇩🇪 dominates the IBF Cruiserweight Eliminator bout against Armend Xhoxhaj (18-4, 9 KOs) 🇹🇷 and stops him in round 2 in Nuremberg, Germany. pic.twitter.com/LOyhLKwwjl