Luftarake

Xhoxhaj më 27 prill përballë Cinkaras në meç eliminator për titull bote

Boksieri profesionist Armend Xhoxhaj

Boksieri prizrenas Armend Xhoxhaj do të boksojë më 27 prill në Nuernberg të Gjermanisë kundër turkut Huseyin Cinkara në një meç eliminator për titull të botës në versionin IBF në kategorinë kruzer, raporton “Boxen1.com”. 

Xhoxhaj në ringun profesionist ka 18 fitore e tri humbje. Huseyin Cinkara i ka 21 fitore nga po aq meçe, prej tyre 17 me nokaut. 

“Rasti për t’u bërë numër një në versionin IBF është motivim i madh. Huseyin Cinkara është një boksier me përvojë, që është shumë më gjatë në boks profesionist sesa unë. Duhet të boksoj me mençuri dhe të fitoj”, ka thënë Xhoxhaj. 

E Cinkara ka thënë se ka pritur gjatë këtë rast. 

“Jam i lumtur që Armend Xhoxhaj ka pranuar këtë sfidë. Armendi është një sportist i mirë, që ka qëndruar tashmë në ring me boksierë të fortë. Do të jetë një meç i madh dhe atmosferë e zjarrtë”, ka thënë Cinkara.