Luftarake

Vdiq në ring një boksier, ndërpritet mbrëmja ku duhej të boksonte Amarildo Bakaj

Mbremja e boksit ne Londer ku vdiq boksieri Sherifdeen Lawal

Boksieri Sherifdeen Lawal ka humbur jetën në ring gjatë duelit që pati në Londër të dielën mbrëma me portugezin Malam Varela. 

Lawal, që po debutonte në ringun profesionist, u rrëzua në raundin e dytë. Përkundër përpjekjeve të mjekëve për t’ia shpëtuar jetën, ai vdiq. 

E gjithë mbrëmja e boksit, ku ishte paraparë të boksonte edhe shqiptari Amarildo Bakaj, u anulua më pas. 

Bakaj në një postim në rrjete sociale ka treguar për ngjarjen.

“Për fat të keq ndeshja u anulu, pasi një boksier humbi jetën në ring ku do të ndeshesha, ku e kisha ndeshjen kryesore të mbrëmjes. Atë fat kishte ai boksier, shumë gjynah më dhimbet, nesër mund të kemi atë fat gjithsecili prej nesh si boksierë. Është sport shumë i vështirë. Paramendo kur ke për të nënshkruar për vdekje para se të hysh në ring, se nëse ndodh diçka nuk është fajtor kundërshtari ose dikush tjetër. Më vjen shumë keq”, ka thënë Bakaj, që u ka kërkuar falje tifozëve që kanë ardhur dhe ka thënë se ndeshja e tij me ganezin Joshua Quartey është paraparë të shtyhet për afro një muaj. 

Bakaj i ka fituar dhjetë meçet në boksin profesionist, të gjitha me ndërprerje.