Luftarake

Vdiq boksieri pas lëndimeve të marra në luftën për titull

John Cooney

Foto: BBC

Boksieri John Cooney vdiq të shtunën në moshën 28-vjeçare një javë pas lëndimeve që mori në luftën kundër uellsianit Nathan Howells, raporton “BBC”. 

Cooney u nokautua në raundin e nëntë në luftën për titullin BBBofCeltic në kategorinë super-pendël. Ai ishte dërguar në spital ku vdiq si pasojë e dëmtimeve të rënda në tru. 

Për Cooneyn ishte humbja e parë në karrierë pas 11 fitoreve rresht.