Luftarake

Valievi i Shqipërisë në finale të Kampionatit Evropian

Chermen Valiev

Mundësi që përfaqëson Shqipërinsë, Chermen Valiev, do të garojë në finale të Kampionatit Evropian, që po mbahet në Bratisllavë të Sllovakisë.

Valiev ka arritur në finale të kategorisë deir 74 kilogramë, ndërsa të mërkurën mbrëma përballet me Zaurbek Sidakov. Sidakov është nga Rusia, ndërsa prezanton federatën ndërkombëtare të mundjes.

Edhe Valiev është nga Rusia, përkatësisht nga Osetia Veriore. Por prej vitit të kaluar e përfaqëson Shqipërinë. Madje për Shqipërinë fitoi medalje të bronztë olimpike në “Parisi 2024”.

Për medalje të bronztë do të luftojë Zelimkhan Abakharov, mundësi tjetër i natyralizuar nga Shqipëria.