Mundësi i natyralizuar i Shqipërisë, Cherman Valiev, ka thënë se presidenti i Federatës Ruse të Mundjes, Mikhail Mamiashvili e quajti tradhtar të atdheut.
“Më quajti tradhtar të atdheut. Isha i hutuar”, ka thënë Valiev për mediumin rus “Match TV” të enjten. Ai është pyetur nëse ka pasur takim pas skandalit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.
Mamiashvili gjatë ndarjes së medaljeve, iu afrua Valievit dhe shkëmbeu disa fjalë me të. Më pas i vuri në mënyrë të vrazhdë dhe më pas me forcë e kapi për duarsh.
“Unë iu afrova atij, por organizatorët nuk më lejuan”, ka theksuar Valiev.
Valiev në qershor të vitit 2024 vendosi të përfaqësoj Shqipërinë.
“Kur vendosa të paraqitem për një vend tjetër (Shqipërinë v.j.), respektova të gjitha procedurat ndërkombëtare. Gjithçka ishte zyrtarisht e firmosur. Kam paguar një tarifë prej pesë mijë eurosh për Federatën Ndërkombëtare të Mundjes dhe pesë mijë euro për Federatën Ruse të Mundjes.